Flash News

KRYESORE

Aktorja Kristen Wiig bëhet nënë por fëmijët i sjell në jetë një grua mbartëse

Aktorja e famshme Kristen Wiig dhe i fejuari i saj Avi Rothman janë bërë prindër të dy binjakëve. Sipas një burimi për "People" çifti janë bërë prindër në fillim këtij viti por binjakët i ka sjellë në jetë një grua mbartëse. Në maj, Wiig la të kuptohej në një nga shfaqjet e saj në Saturday Night Live se do të bëhej nënë së shpejti, pasi falenderoi nënën e saj Laurie Johnston, që e kishte përgatitur “për të qenë vetë nënë”.

“Jam shumë mirënjohëse për të gjitha gjërat që më ka mësuar si përshembull si të jem vetë një nënë”, u shpreh ajo.

 

Të fundit