Flash News

KRYESORE

Aktorja shqiptare u përdhunua gjatë xhirimit të filmit, reagon mamaja e saj

Aktorja e njohur shqiptare Eliza Dushku, bëri dje një rrëfim tronditës, duke u shprehur se në moshën 12 vjeëare edhe ajo është abuzuar seksualisht gjatë xhirimeve të një filmi nga koordinatori i dublantëve në film, Joel Kramer.

Ajo tha po kështu se nëna e saj nuk i kishte ardhur aspak në ndihmë, duke sjellë kësisoj edhe reagimet negative të komentuesve ndaj nënës së saj. 

Vetë nëna e Elizës, Judith ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

“E pranoj ndëshkimin tuaj, si mamaja e Elizës. Jo, nuk kisha frikë se ai do t’i prishte punë me karrierën, sepse për mua s’ka asnjë vlerë. Edhe unë kisha frikë nga Joel Kramer. Vetëm vite më vonë e kuptova plotësisht se çfarë kishte ndodhur. Në atë kohë, Eliza ishte shumë e frikësuar dhe nuk e tregonte të gjithë historinë. Mendoj se në një mënyrë, po përpiqej të më mbronte duke mos e ditur sepse ajo e dinte sa frikë i kisha burrat e pushtetshëm në sheshxhirim”, shkruan ajo.

Të fundit