Flash News

KRYESORE

Aktorja Zamira Kita tregon se ka kaluar COVID-19 ajo dhe bashkëshorti: Kisha kollë e temperaturë

Aktorja Zamira Kita tregon se ka kaluar COVID-19 ajo dhe bashkëshorti:

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me News 24, aktorja korçare Zamira Kita ka treguar se ka kaluar koronavirusin bashkë me bashkëshortin e saj. Kita tregoi se kishte shenjat e një gripi të zakonshëm, ndërsa gjendja e bashkëshortit u përkeqësua, për këtë arsye u dërgua në Sanatorium.

“Rreziku është kur ti shkon te mjeku në një gjendje të acaruar. Unë u ktheva nga plazhi, bëra tampon dhe rezultova pozitiv. Ndërsa burri doli negativ dhe i kishte zbritur në mushkëri.

Unë pata një lodhje, temperaturë dhe pak kollë. Ishte si një grip i zakonshëm. Mua temperatura më vajti deri në 38, ndërsa bashkëshortit i vajti deri në 40 dhe vendosëm ta çonim në Sanatorium në Tiranë.

I qëndrova pranë bashkëshortit. Ai i kalon gjerat  lehtë dhe kjo e ka ndihmuar të stabilizohet. Tani ai është mirë, ndihet mirë, por duhet akoma që mushkëria të funksionojë plotësisht. Unë nuk e humba shijen dhe nuhatjen. Madje kisha oreks. Edhe bashkëshorti nuk e ka humbur shijen”, u shpreh ajo.

Të fundit