Flash News

KRYESORE

AKU bllokon dhjetëra kilogram mish në Korçë, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektet e ndaluara

AKU bllokon dhjetëra kg mish, gjobit 1.1 milion lekë 3 subjekte dhe u ndërpret aktivitetin dy prej tyre. Përkatësisht njësi tregtimi, kamping dhe piceri me kushte të papërshtatshme hijeno-sanitare.

Drejtoria Rajonale e AKU, qarku Korçë gjeti gjithashtu, përveç kushteve të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri), si dhe therje e kafshëve në kundërshtim me ligjin.

Për shkeljet e konstatuara, u morën masat administrative si në vijim: 5 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 1.1 milion lekë për 3 subjektet, “Ndërprerja e aktivitetit” për 2 subjekte, si dhe “Bllokim i produktit” për 147 kg produkte të pasigurta për konsum.

Të fundit