Flash News

KRYESORE

AKU-ja e Sarandës bllokon mishin nga Greqia që transportohej jashtë kushteve higjeno-sanitare

AKU-ja e Sarandës bllokon mishin nga Greqia që transportohej

Mbrëmjen e sotme në aksionin “Blic” AKU-ja e Sarandës, pas sinjalizimeve që ka marrë ka ndaluar një automjet që transpononte mish jashtë kushteve higjeno-sanitare në Qafë Muzinë- Delvinë.

Mësohet se mishi vinte nga Greqia dhe kishte destinacion tregun e qyteteve të Delvinës dhe Sarandës.

AKU Sarandë ka sekuestruar gjatë këtij aksioni 250 kg mish.

Disa muaj më parë AKU-ja e Sarandës bllokoi tregun e prodhimeve të detit, i cili funksiononte në një rrugë pranë portit jashtë çdo kushti higjeno-sanitar.

 

Të fundit