Flash News

KRYESORE

AKU konfiskon 284 kg mish, tregtohej jashtë kushteve të sigurisë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfiskuar 284 kilogram mish, të tregtuara nga subjektet jashtë kushteve të sigurisë ushqimore.

 Aksioni i AKU-së u zhvillua ditën e shtunë   gjatë së cilit brenda një furgoni mallrash u gjetën 65 kilogramë mish, i destinuar për konsum njerëzor. Furgoni me targa 3012 B, që drejtohej nga Kristo Mukades, u bllokua, ndërsa subjekti u gjobit me 300.000 lekë.

Po kështu, gjatë inspektimit të një restoranti në Tiranë, inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjetën dhe sekuestruan 21 kg mish keci pa vulë dhe certifikatën veterinare. Pas sekuestrimit të mishit, ndaj subjektit u vendos masa e gjobës 200.000 lekësh.

Inspektoret e AKU gjithashtu konstatoi se në një dyqan mishi ne Paskuqan, me administrator Artis Lala,  198 kg mish pa certifikatën veterinare dhe vulë. Për këtë arsye, AKU gjobiti subjektin me 300.000 lekë, si dhe konfiskoi mishin, një frigorifer dhe veglat e punës.

 

Të fundit