Flash News

KRYESORE

Akuza e Berishës: Makina me targa ‘AA635DM’ përdoret për transport kokaine, pasagjer ka qenë Olsi Rama

Akuza e Berishës: Makina me targa ‘AA635DM’ përdoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar në Kuvend, Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit aktual, për lidhje me grupin e kokainës së ‘Xibrakës’.

Berisha përmendi një makinë me targë ‘AA635DM’ që sipas tij përdoret për transport kokaine. Ai tha se në makinë kanë qenë pasagjerë Genci Kasem Xhixha, Gentjan Hasan Gjonaj, Ermal Ilir Hoxha dhe Olsi Kristaq Rama.

“Makina me targe ‘AA635DM, kjo makinë është përshtatur për transportin e kokainës. Kush kanë qenë pasagjerë të makinës? Pasagjerë të kësaj makine kanë qenë Genci Kasam Xhixha, djali i sponsorizueses kryesore të Edi Ramës; Gentjan Hasan Gjonaj; Ermal Ilir Hoxha dhe Olsi Kristaq Rama. I ka edhe datat këtu”, tha Berisha në foltoren e Kuvendit.

Sërish përplasje mes Ruçit dhe Berishës, kreu i Kuvendit nuk i jep kohë shtesë dhe paralajmëron për përjashtim deputetin demokrat

“Në celularin tënd ke mesazhe nga serial killer”

Të fundit