Flash News

KRYESORE

Akuza e Berishës ndaj Artan Hoxhës: Mori 40 mijë euro për intervistën me Bajrin

Akuza e Berishës ndaj Artan Hoxhës: Mori 40 mijë euro për

Ish-kryeministri, Sali Berisha akuzoi në emisionin “Open” gazetarin Artan Hoxha se ka marrë 40 mijë euro për intervistën me Safet Bajrin.

“Mori nja 40 mijë euro për të ti bërë një tualet një njeriu që ishte më i kërkuari në Belgjikë, që plagosi njerëz në mes të Shkodrës. Unë e kam denoncuar më herët. Këto që them i botoi dhe gazetari belg. Kurse mbas të gjitha këtyre shkoi hjekësi dhe thoshte që është një njeri punëtor, që jeton me punën e tij. Kurse ky komandoje nga Bushati (ministri Ditmir Bushati)”, tha Berisha.

Bërisha më tej akuzoi ministrin e Jashtëm Dirmir Bushtin dhe deputetin Luan Harusha si të lidhur me grupin Bajri.

I pyetur lidhur me deklaratat e Safat Bajrit gjatë intervistës për Artan Hoxhën, i cili ka thënë se më herët ka punuar me deputetin demokrat Bradh Spahia gjatë një fushate elektorale, Berisha e ka mohuar kategorikisht.

Të fundit