Flash News

KRYESORE

Akuza e Finos për presionin e Bashës mbi gjykatën, reagon PD: Ne kemi vetëm një mjet me të cilin mund të ndikojmë dhe për të cilin Bashkimi duhet të shqetësohet

Akuza e Finos për presionin e Bashës mbi gjykatën, reagon PD: Ne

Partia Demokratike ka reaguar pas akuzës së kandidatit për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino, se Lulzim Basha po bënte presion në Gjykatën e Tiranës për regjistrimin e shoqatave fantazëm.

PD e ka përgënjeshtruar këtë deklaratë dhe e quan Finon vegël të kryeministrit Edi Rama, i cili kërkon të kapë edhe Federatën e Futbollit. Sipas PD-së, Fino është bërë pjesë e një farse politike, që ka për qëllim të kthejë FSHF-në në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të Edi dhe Olsi Ramës.

Në fund, PD kërkon nga deputeti i PS që të shqetësohet vetëm për një gjë, për mjetin me të cilin opozita mund të bëjë presion, që është sheshi ku Lulzim Basha dhe mijëra shqiptarë do të protestojnë më 27 janar.

Bashkim Fino përfshin Lulzim Bashën në garën e FSHF: Po bën presion te Gjykata e Tiranës… Dhe një thirrje absurde për partitë politike

Reagimi:

Partia Demokratike përgënjeshtron si të pavërtetë deklaratën e kandidatit të PS për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino.

Është shpifje ajo çfarë Bashkim Fino e tregon si shqetësim, se kreu i opozitës ka ndërhyrë në Gjykatën e Tiranës për të ndikuar në mënyrë të paligjshme procesin e zgjedhjeve në Federatë. 

Në vend të kësaj shpifjeje, Bashkim Fino duhet të shqetësohej se gjykatat janë nën presionin e vazhdueshëm të bosit të tij, Edi Rama dhe po lirojnë nga burgu dhe nga fajësia kriminelët, më të cilët Rama ndan pushtetin, Lul Berishën, Emiljano Shullazin, trafikantët e kokainës së “Xibrakës”, Armando Prengën, Mark Frrokun.

Bashkim Fino nuk shqetësohet për këtë, sepse ka pranuar të jetë vegla e Edi Ramës, që përveç Prokurorisë, gjykatave, policisë, krimi të kapë edhe Federatën e Futbollit. Ai është pjesë e një farse politike, që ka për qëllim të kthejë Federatën Shqiptare të Futbollit në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të Edi dhe Olsi Ramës, si dhe kriminelëve më të cilët mbajnë pushtetin.

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk ka asnjë mjet për të ndikuar përveç sheshit! Më 27 Janar Lulzim Basha do të jetë në shesh së bashku me mijëra demokratë e socialistë të ndershëm! Për këtë shqetësohu Bashkim!

Të fundit