Flash News

KRYESORE

Akuza e fortë e Blushit nga Dibra: Rama dhe banda e tij kanë vjedhur paratë e rrugës së “Arbrit”

Akuza e fortë e Blushit nga Dibra: Rama dhe banda e tij kanë vjedhur

Kreu i Libras, Ben Blushi prezantoi sot kandidatët për deputetë në Dibër.

Blushi sulmoi gjatë fjalimit të tij kryeministrin Edi Rama për premtimet e pambajtura teksa kujtoi rrugën e Arbrit.

Deputeti tha se paratë me të cilat do të ndërtohej rruga janë vjedhur nga Rama dhe banda e tij e krimit.

 "Edi Rama parate e rruges se Arberit ja dha Gjushit per beton ne Durres. Ja dha atij kryetarit te Elbasanit qe i ka bere pllaka qe jane thyer dhe shpresoj ti bien ne koke ne 25 Qershor. Ja dha krimineleve ne Kavaje dhe Shukriut ne Diber. Keto jane parate e rrugës se Arberit. I beri rrush e kumbulla per ti ndare me shoket e vet te krimit. Nuk mundet Dibra te votojne Edi Ramen. Eshte e pamundur Ne qoftese ka qytetare qe besojne te ligji, drejtesia, e verteta, qe besojne se ky vend nuk duhet te vidhet e korruptohet, se te rinjte nuk duhet te mbeten skllever ne parcela kanabisi nuk duhet te votojne me Edi Ramen. Do ishte fatale per ne vend qe i ka dhene kaq shume lavdi Shqiperise pas 200 300 vjetesh ti mbetet peng nje bande ne emer te korrupsionit” tha Blushi.

 

Të fundit