Flash News

KRYESORE

Akuza e Frederik Ndocit, reagon Voltana Ademi: Kemi më shumë punë serioze se sa të merremi me gënjeshtra

Akuza e Frederik Ndocit, reagon Voltana Ademi: Kemi më shumë punë

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas akuzave për përndjekje të këngëtarit Frederik Ndoci. Ndoci ka thënë se Ademi përpiqet të prishë çdo koncert ku ai merr pjesë, duke dërguar policinë.

Por kryebashkikja shkodrane thekson se ka më shumë punë serioze për të bërë se sa të merret me gënjeshtra. Ajo përmend faktin se policia nuk i përgjigjet kërkesave të shumta të bashkisë lidhur me informalitetin dhe sigurinë, ndaj pretendimet e Ndocit janë të pabaza.

Reagimi i Voltana Ademit:

Në lidhje me një lajm të pavërtetë e shumë qesharak që po qarkullon se gjoja Voltana Ademi paska futur policinë e shtetit për të nxjerrë artistin Frederik Ndocin nga lokali ku kendonte, dua të sqaroj publikun dhe jo ata që shkruajnë, se ata që shkruajnë e dijnë se po e bëjnë “shumë mire” gabim punën e tyre .

Sa mirë do të ishte sikur të kishim kaq shumë “mbështetjen” e policisë së shtetit!! Velipoja do të kishte shumë më shumë hapsira publke për plazh, më pak informalitet dhe më shumë siguri. Jeni dëshmitarë për kërkesat e përsëritura qe i kemi derguar policisë dhe insitucioneve përgjegjëse për ndërhyrje dhe bashkëpunim për çështje të rëndësishme dhe askush nuk nderhyri.

Realisht, Bashkia ka shumë më shumë punë serioze se sa të merret me gënjeshtra në drejtim të saj.

Të fundit