Flash News

KRYESORE

Akuza e re për Fatmir Xhafajn: Ka krijuar rrethana ligjore që Agroni t’i shpëtojë dënimit në Shqipëri

Akuza e re për Fatmir Xhafajn: Ka krijuar rrethana ligjore që Agroni

Lulzim Basha ka bërë publike një tjetër akuzë ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, lidhur me çështjen e vëllait të tij, Agronit. Në emisionin ‘Opinon’, Basha tha se ministri Xhafaj ka krijuar rrethana ligjore false dhe lehtësuese, me qëllim që vëllai i tij t’i shpëtojë burgut në Shqipëri.

“Fatmir Xhafaj është përfshirë drejtpërdrejt, bashkë me persona të tjerë, për të krijuar rrethanën ligjore false dhe lehtësuese, me qëllim që Agron Xhafaj t’i shpëtojë dënimit në Shqipëri. Të gjithë anëtarët e tjerë të bandës kanë patur tjetër fat sa i përket letrave të shtetit. Nuk ka asnjë dyshim. Afera e Agron Xhafajt dihet që prej vitit 2002. Ndërhyrjet kanë filluar që në momentin kur është arrestuar”, tha Basha.

Basha akuzoi Agron Xhafajn se drejton krimin e organizuar në Vlorë dhe ky është fakt që e dinë të gjithë banorët e atij qyteti. Ai akuzoi Prokurorinë se është vënë e gjitha në kontroll të Qeverisë dhe ministrit Xhafaj, çka nuk mund të sjellë një hetim të pavarur për këtë çështje.

Survejimi nga policia. Flet për herë parë Basha: Nuk kam asnjë shqetësim për veten, problem degradimi i shtetit

Të fundit