Flash News

KRYESORE

Akuza e Tahirit, Meta pyetet gjatë intervistës: Nuk dua ta përsëris... Më vjen keq meqenëse ishte pyetja juaj e parë

Akuza e Tahirit, Meta pyetet gjatë intervistës: Nuk dua ta

“Më akuzon Monika dhe Ilir Meta, që zoti e di se ngado ti kapësh e rrotullosh, nuk ka ujë të shenjtë që mund tua lajë ç’kanë bërë”, kjo ishte deklarata e Saimir Tahirit sot në Kryesinë e Kuvendit kur njoftoi dorëheqjen nga posti i deputetit.

Presidenti Ilir Meta është pyetur në intervistën për ‘Fax News’ se si i komentonte deklaratat e ish-ministrit të Brendshëm, por ai ka refuzuar me vendosmëri të japë një përgjigje.

Zoti President, më lejoni që ta filloj këtë intervistë me Ju me aktualitetin e ditës. Sot, ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij, duke akuzuar kundërshtarët dhe aleatët. A i theksoi edhe njëherë akuzat në fakt ndaj jush, se keni qenë i pari që keni kërkuar largimin e tij. Largimi përfundimtar, në njëfarë mënyre, të zotit Tahiri nga politika. A e konsideroni një fitore personale?

Kam “zero” koment për këtë pyetje dhe më vjen keq meqenëse ishte pyetja juaj e parë.

Gjithsesi më lejoni që të insistoj në mungesën e komentit tuaj. Ju si aleati kryesor dhe bashkëkryetari i koalicionit i keni kërkuar Kryeministrit në 2015-tën largimin e zotit Tahiri për shkak të informacionit që keni patur për lidhjet e tij me krimin e organizuar. Përse nuk e largoi Kryeministrit atëherë zotin Tahiri?

Nuk dua të përsëris edhe njëherë përgjigjen e mëparshme. ‘Zero’ koment për këtë çështje.

E kuptoj. A besoni se e ka tashmë drejtësia rrugën e hapur për gjykimin e plotë dhe të paanshëm të zotit Tahiri?

Mendoj se drejtësia nuk duhet të ndikohet nga askush në rrugën e saj për të ndjekur dhe zbardhur çdo çështje dhe çdo individ, kushdo qoftë.

Të fundit