Flash News

KRYESORE

Akuza ministres së Drejtësië/ Meta kritika edhe Kryemadhit: Gjonaj më ngatërron me gjuhën e Monikës

Akuza ministres së Drejtësië/ Meta kritika edhe Kryemadhit:

Ilir Meta është sonte i ftuar në emisionin “Opinion” për të folur mbi luftën e tij kundër mazhorancës, luftë e cila sipas kreut të shtetit është në mbrojtje të Kushtetutës. Meta ka komentuar para pak minutash deklaratat e Ministres së Drejtësisë, lidhur me hallin e tij mbi reformën në drejtësi.

Teksa e ka cilësuar ministren Gjonaj si falsifikatore, Meta është shprehur se “ajo e ngatërron gjuhën time me gjuhën e Monika Kryemadhit, ndaj këtë cështje ta zgjidhin me njëra-tjetrën”.

“Si mund të merem unë me një falsifikatore, e para.

E dyta, gjuha ime është shumë korrekte. Ajo më ngatërron me gjuhën e Monikës, atë ta zgjidhin me njera tjetrën.

Zonja në fjalë të shkojë të tregojë shokët tek SPAK-u. Nuk do të ketë asnjë ditë ndalesë pa zbardhjen e kësaj afere kriminale, një krim kushtetues, që përfshin kuvendin, gjyqësorin, ( që është Dvorani) dhe MInistrinë e Drejtësisë që duhet te jetë garante e respektimit të kushtetutës dhe ligjit.

Nuk ka Shqipëria institucion më të rëndësishëm se Gjykata Kushtetuese. Është e barabartë me Kushtetutën vetë. Një Gjykatë Kushtetuese me filmat që bën Dvorani, që bën kjo zonja, që bëjnë të gjithë ata Sekretarët e Përgjithshëm atje, e bëjnë këtë kushtetutë të shenjtë, një letër pa vlerë dhe pa asnjë rëndësi”, tha ndër të tjera në “Opinion”, Ilir Meta.

Të fundit