Flash News

KRYESORE

Akuza ndaj Spartak Ngjelës: Çfarë lidhje ke me vrasjen e Dritan Avdylit në Shijak?

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka hedhur një akuzë të fortë ndaj avokatit Spartak Ngjela.

Ai e pyet Ngjelën se çfarë lidhje ka me vrasjen e Dritan Avdylajt në 4 rrugët e Shijakut në vitin 1996.

‘Para se avokati i FBI Spartak Ngjela të flasë për të ardhmen e Shqiperisë Sorosiane duhet të sqarojë njëherë e mire se çlidhje ka ai me vrasjen e Dritan Avdylajt të 4 rrugët e Shijakut në 1996 dhe se çfarë e lidh me Tofik Hykën, në të kundërt do sqarohet njëherë e mire ai dhe protektorët e tij’, shkruan Endrit Braimllari.

Kujtojmë se Dritan Avdyli, i njohur si i ‘forti’ i Shijakut, mbeti i vrarë në një atentat në vitin 1996. Ndërsa Tefik Hyka, pronari i fabrikës së tullave në Vlorë u akuzua si i përfshirë në vrasjen e Avdylit, pas një gjobe që i kishte vënë ky i fundit.

Të fundit