Flash News

KRYESORE

Akuza për doping, bashkëshorti i Romela Begajt: Do kërkojmë azil politik jashtë Shqipërisë

Gazmend Hakcani është jo vetëm trajneri, por edhe bashkëshorti i Romela Begajt dhe ai betohet për pastërtinë e sportites. Në një intervistë për ‘Panorama Sport’, Hakcani thekson se do e ndjekin çështjen deri në fund, pasi është i bindur se Romela nuk ka marrë substancën e ndaluar, ‘Stanozolol’.

Ai tregon se testi i gjakut i peshëngritëses ka dalë i pastër, ndërsa pretendohet se nuk ka rezultuar njësoj me testin e urinës. Trajneri thekson se Romelës i janë bërë disa here teste doping përpara gares dhe ka rezultuar e pastër.

Sipas tij, Federata Botërore e Peshëngritjes po kërkon të favorizojë peshëngritësen amerikane që u rendit pas Romelës.

Hakcani kërkon mbështetjen e institucioneve të Shqipërisë për tadërguar çështjen në gjyq, ose në të kundërt, Romela Begajt nuk i mbetet gjë tjetër veçse të braktisë vendin.

“Ne i kemi shpenzuar 40 mijë euro, herën e parë. Shpresojmë që të shpenzojmë edhe nja 40 mijë euro të tjera… Dhe, në fund fare, nëse e humbasim edhe këtë kauzë, e di çfarë na ngelet për të bërë: të ikim nga kjo Shqipëri, të zhdukemi! Sepse këtu ka shumë njerëz që kanë marrë azil politik… mbase edhe ne mund të dalim në azil politik. Pastaj, nëse dikush e ngre flamurin, siç bëri Romela, pa Stanozolol, le ta gëzojë”, ka deklaruar trajneri.

Të fundit