Flash News

KRYESORE

Akuza për gjobvënie, Erion Isufi padit kompaninë që mori ‘bekimin’ e Veliajt për të ndërtuar në lulishte

Shtetasi Erion Isufi ka paditur në gjykatë kompaninë “Arlis” që drejtohet nga Armand Lilo, pas akuzave që ky i fundit bëri pak ditë më parë.

Lilo akuzoi Isufin, kunat i ish-kryebashkiakut Lulzim Basha, se i kishte kërkuar një pjesë të truallit te lulishtja pranë policisë bashkiake në Tiranë, në këmbim të dhënies së lejes për të ndërtuar një kompleks pallatesh shumëkatëshe.

Kjo akuzë u hodh posht menjëherë nga Erion Isufi, i cili tashmë kërkon dëmshpërblim nga Lilo në shumën e 1.000.000 lekëve dhe përgënjeshtrim të lajmit në portalet e publikuara.

Pas përplasjeve pranë lulishtes, të qytetarëve me personalin e kompanisë “Arlis”, në portale u publikuan dokumentat që vërtetojnë se leja për ndërtimin e pallateve është dhënë nga kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj.

Të fundit