Flash News

KRYESORE

Akuza për korrupsion, Prokuroria kërkon 30 vite burg për ish-presidenten e Koresë së Jugut

Akuza për korrupsion, Prokuroria kërkon 30 vite burg për

Prokurorët e Koresë së Jugut  kërkuan një dënim me 30 vjet burg për ish-presidenten, Park Geun Hye në lidhje me përfshirjen e saj në korrupsion, duke e vënë atë nën akuza për shpërdorim të detyrës.

Mbi 66 vjeçaren rëndojnë 18 akuza korrupsioni duke përfshirë akuzat për ryshfet, shpërdorim të pushtetit dhe bërjen publike të sekreteve shtetërore.

Park është akuzuar për mundësimin e aksesit në biznesin e qeverisë këshilltares së saj, Choi Soon Sil, pavarësisht faktit se Choi nuk kryente asnjë funksion zyrtar.

Pushteti i Park u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut në muajin mars të vitit të kaluar, pasi akuzave për korrupsion pas disa javësh protestash që kërkonin largimin e saj.

Të fundit