Flash News

KRYESORE

Akuza për ndërhyrje në zgjedhje, reagon Ambasada Ruse: Trillim absurd!

Akuza për ndërhyrje në zgjedhje, reagon Ambasada Ruse: Trillim

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar ndaj një investigimi të revistës amerikane “Mother Jones”, ku Rusia akuzohej se kishte ndërhyrë në zgjedhjet në Shqipëri. Në investigim përmendej edhe lobimi në favor të liderit të opozitës Lulzim Basha për t’u takuar me kongresmenë republikanë amerikanë si dhe për të dalë në një fotografi me Trump. 

Ambasada ruse e konsideron “trillim krejtësisht absurd” dhe thekson se Rusia i përmbahet fort parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera.

Reagimi i ambadadës ruse në Tiranë:

Kemi vënë re një artikull të publikuar më 6 mars në uebsajtin e revistës amerikane “Mother Jones” dhe të ribotuar nga disa gazeta shqiptare, për gjoja ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet parlamentare të 2017-s në Shqipëri.

Materiali në fjalë përbën një trillim të radhës krejtësisht absurd, i cili ngjall keqardhje të thellë dhe nuk meriton komente të hollësishme. Spekulime të tilla janë pjesë e kontekstit të një fushate të pistë mediatike që është iniciuar nga mediat perëndimore kundër Rusisë. Qëllimi është i qartë: të imponohet një përceptim i shtrembëruar i vendit tonë dhe të minohen zhvillime të mundshme pozitive në bashkëpunimin midis Rusisë dhe Shqipërisë.

Theksojmë se ndryshe nga disa vende perëndimore, Rusia i përmbahet fort parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë. Konfirmojmë edhe një herë gatishmërinë për komunikim dhe bashkëpunim të hapur me të gjitha forcat politike të Shqipërisë në interes të përparimit të dialogut dypalësh.

Shpresojmë gjithashtu që mendimi i autorëve amerikanë nuk përkon me qëndrimin e redaksive të mediave shqiptare, të cilat e kanë ribotuar artikullin e lartpërmendur.

Të fundit