Flash News

KRYESORE

Akuza për shpërdorim detyre, flet kreu i Bashkisë Rrogozhinë: Kam zbatuar ligjin, i hapur për çdo hetim

Akuza për shpërdorim detyre, flet kreu i Bashkisë

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës Beqir Nuredini ka reaguar pas akuzave ndaj tij për shpërdorim detyre. Nuredini thotë se mb3shtet hetimet e nisura teksa shton se në detyrën e kryebashkiakut ka zbatuar procedurën që parashikon ligji.

“Duke marrë shkas nga çështjet e ngritura nga Prokuroria, si Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, mbështes hetimet dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve. Unë si Kryetar Bashkie Rrogozhinë, kam zbatuar procedurën që parashikon ligji për përcjelljen e praktikave për regjistrim fillestar të pronave, të aplikuara nga banorët e zonës. Distancohem nga çdo akuzë që është bërë.

Nga hetimet e Prokurorisë jam njohur me disa dokumenta, të cilat ishin te falsifikuara. Për këto falsifikime unë kam bërë denoncim në organet përkatëse.

Masa ‘Detyrim Paraqitje’, e caktuar nga Gjykata, për mua ishte e papritur. Kjo për shkak se unë kam qene gjithmonë i gatshëm gjatë hetimeve dhe kam vënë në dispozicion të Prokurorisë çdo dokument dhe dëshmi që më është kërkuar. Gjithësi mbeten i hapur për çdo hetim”, shprehet kryebashkiaku i Rrogozhinës.

 

Të fundit