Flash News

KRYESORE

Akuza se i vëllai është trafikant droge, Fatmir Xhafaj: Nuk mbaj përgjegjësi, ai është madhor; pse nuk e arrestuat?

Akuza se i vëllai është trafikant droge, Fatmir Xhafaj: Nuk mbaj

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është munduar të heq sot çdo përgjegjësi mbi familjarët e tij, të cilët opozita i akuzon për trafik ndërkombëtar të drogës. Nga foltorja e Kuvendit, Xhafaj theksoi se kjo ishte hera e fundit që ai do të fliste për këtë çështje, duke sqaruar se PD ka qenë prej 8 vitesh në pushtet dhe së fundmi drejtoi Ministrinë e Brendshme, por asnjëherë nuk i provoi akuzat për familjarët e tij.

“Ky është sulm i egër personal në një histori filluar 15 vjet më parë kur isha ministër dhe ju opozitë e ngritët këtë akuzë dhe jam përgjigjur. Në 2010 kur ishit në pushtet, kryeministër dhe ministër i Brendshëm më sulmuat si opozitar me të njëjtin avaz, vëllai dhe e shkuara e tij, unë si opozitar u përgjigja nga kjo foltore akuzës si pushtetar, lexojeni aty e keni. Prej 8 vjetësh ishit në pushtet i kishit mundësitë të provonit akuza dhe ndëshkonit me policinë, prokurorinë dhe gjykatën, nuk besoj se i falët familjarët e mi, mua jo e jo. Vjet, në kulmin e Reformës në Drejtësi, iu kthyet avazit, ju vazhduat avazin dhe unë reformën, rezultati dihet. Sivjet, në mars kur u bëra Ministër i Brendshëm thatë çfarë ju nxori goja e ligë. Nga maji ju opozitarët u bëtë pushtetarë në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Brendshme, ministra që emëruan drejtpërdrejt nga kryetari juaj, kishit dy ministritë ku janë faktet dhe provat nëse ka të tilla, çfarë bëtë ju, si nuk gërrmuat t’i zbulonit, ku kishte rast më të mirë se të më kryqëzonit?”-, u shpreh Xhafaj.

Ministri tha se nuk ka ndërmend të mbajë përgjegjësi për ndonjë shkelje të ligjit nga familjarët e tij, pasi ata janë madhorë, ndërsa ai vetë nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore apo politike.  

“Jo vetëm kryetari juaj, por askush tjetër i veshur me mandat nuk më vendos mua në këtë akuzë për çfarë i ka ndodhur apo mund t’i ndodhë një pjesëtari të familjes sime, cilido që mund të ketë shkelje ligji është madhor ka përgjegjësinë ta vuaje atë vetë përmes ligjit. Nëse edhe për një moment do të ishte e vërtetë, unë pyes ku është përgjegjësia ime njerëzore e politike, se për ligjore as mund të bëhet fjalë. Jam në politikë prej 20 vjetësh dhe jam gati të përgjigjem për çfarë sillem me Kushtetutën dhe ligjin, unë nuk kam ndërmend të bëjë replika për avazin tuaj, ndaj kjo është hera e fundit”, përfundoi fjalën e tij Xhafaj.

VIDEO/ Ruçi nuk tregohet tolerant me Berishën, kush është demokrati i vetëm që mbron ish-kryeministrin kur i ndërpresin fjalën

 

Të fundit