Flash News

KRYESORE

Akuza të forta në Superiore, Luftëtari: Gjyqtari luajti baste me, turp!

Akuza të forta në Superiore, Luftëtari: Gjyqtari luajti baste me,

Luftëtari barazoi 0-0 ndaj Kukësit, por mund të fitonte, pasi gjirokastritëve iu anulua një gol i çuditshëm. Ekipi bluzi ka reaguar ashpër me zëvendëspresidentin Artur Dadaj.

Nëse ka njeri në botë dhe pranon se goli ynë nuk ishte i rregullt, atëherë s’ka vend për ta komentuar dhe nuk duhet të merremi me këtë punë…”, thotë fillimisht Dadaj.

“Si mund të anulohet ai gol! Turp për këta gjyqtarë që hedhin poshtë mundin e lojtarëve! Vetëm një gjyqtar si ky që kishin sjellë në ndeshjen me Kukësin mund ta mohojë atë gol dhe të tallet me djersën e lojtarëve apo investimet tona. Nëse duan të bëhen gjyqtarë këta njerëz, nuk mund të bëhen kështu, pasi tregojnë se janë të paaftë.

"Pse gjithmonë ne si klub do të jemi viktimë e gjykimeve…?! Në javët e kaluara na kanë ndëshkuar me 11-metërsha të paqenë. Tani duket se po ndryshojnë taktikë, duke na anuluar gol të rregullt dhe mos akorduar penallti 100% të pastër. Kështu nuk mund të vazhdohet. Vetëm një gjyqtar që luan baste e heq atë gol",- përfundoi Dadaj.

Të fundit