Flash News

KRYESORE

Akuza të tjera njëra-tjetrës, Fifi dhe Tayna ‘thumbohen’ sërish

Një ‘luftë’ e re ka nisur mes Fifit dhe Taynes. Dy reperet vazhdimisht janë thumbuar me njëra-tjetrën dhe kjo pasi Tayna, emri më i ri i muzikës shqiptare, pretendon që është nëna e repit shqiptar.

Kjo nuk i ka pëlqyer Fifit, e cila ka dhënë disa deklarata të revoltuara ndaj koleges saj. Kënga e fundit që Fifi publikoi gjatë muajit gusht, “Habibi” është një diss i hapur kundër reperes së re.

Ditën e djeshme Tayna, reagoi e revoltuar ndaj femrave që e gjykonin se ajo ende nuk kishte përfunduar një universitet dhe tha ndër të tjera se nuk e ka problem që femrat të ecin sa më lart, por nuk duhet të mburren kot dhe të gënjejnë veten.

Pas kësaj, Fifi ka reaguar me një mesazh në Instastory:

“Kur t’ja nisësh motër vallen duhet me dit me e mbajt. Ose hyr në kurs të shotës dhe ndonjë gjë të mësosh.  Mos gjuaj si kungja të 50 Centve, se ka mundësi që as nuk i duhet askujt çfarë je duke bërë ti, sa para ke bërë ti, sa folloëer-sa e sa koncerte. Moti i kisha bërë edhe unë, po s’kam ca me nxjerr se. Kështu që ulu me këmbë në Tokë o rrush se të ka ra fama në kokë. Si më e madhe që jam po të këshilloj, se nuk është aq vështirë”.

Të fundit