Flash News

KRYESORE

AKUZA: U turpëruan nga Liverpooli, kapiteni shpërthen: Gjyqtari donte të bëhej hero!

AKUZA: U turpëruan nga Liverpooli, kapiteni shpërthen: Gjyqtari donte

Portieri dhe kapiteni i Leicester City, Kasper Schmeichel, ka folur pas humbjes 0-4 kundër Liverpoolit. Lojtari i "Dhelprave" mendon se skuadra e tij po zhvillonte një ndeshje të mirë deri në momentin që gjyqtari i sfidës zgjodhi të bëhej hero, ashtu siç e etiketon danezi.

“Ishte një humbje e vështirë për t’u pranuar. Ishim në lojë kur rezultati ishte 0-1 dhe mund të barazonim. Pastaj, arbitri u bë protagonist dhe dha një penallti që nuk mund të jepej. Arbitri donte të bëhej hero dhe kur e dha penalltinë, e dinim që nuk do të përmbysej ai vendim as nga VAR-i.

"Nuk dua të them se jemi në një nivel me Manchester Cityn dhe Liverpoolin, ata janë dy skuadrat më të mëdha në botë. Por nuk e meritonin të pësonim atë humbje”, tha mes të tjerash portieri danez, i cili u kritikua ashpër në rrjetet sociale për fjalët e tij.

Të fundit