Flash News

KRYESORE

Akuzat dhe kundër akuzat mes Thaçit dhe Berishës, Veton Surroi mbështet ish-kryeministrin shqiptar

Akuzat dhe kundër akuzat mes Thaçit dhe Berishës, Veton Surroi

Publicisti dhe dhe politikani Veton Surroi i ka cilësuar si nxituara komentet e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili renditi një sërë akuzash ndaj tij. Surroi mendon se është e rëndësishme të dëgjohen sa më shume opinione, qofshin ato edhe kritike për tezën e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk mendoj se në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përdoret një gjuhë e tillë. Është e drejtë legjitime e ish-Presidentit Berisha që të prononcohet për çështje të rëndësishme në Kosovë. Është e rëndësishme që në Kosovë të dëgjohet dhe jo të disikualifikohet mendimi që mund të jetë kritik ndaj zhvillimeve”, theksoi ai për ‘Ora Neës’, i cili po ashtu është kundër kësaj ideje të cilën e konsideron jo-realiste dhe që mund të nxisë konflikte të tjera në rajon.

“Nuk mendoj se është realist, por përpjekje për të acaruar më shumë situatën në mënyrë që në vend të zgjidhjes, të krijohen probleme të reja, në mënyrë që të krijohen dhe të përtërihen depërtime të reja strategjike. Për Serbinë është me rëndësi që Kosova në këtë fazë të mbetet kështu siç është. Serbia nuk shikon një ardhmëri mes dy shteteve të barabarta dhe deri sa të mbërrijë ai moment nuk do të ketë marrëveshje. Është naivitet i madh të mendohet se Serbia do të cedojë Luginën e Preshevës si tërësi. Serbia ka gati 150 vjet atë Luginë që të çon deri në Vardar e konsideron si interes strategjik të vetën. Shtetet të cilat mund të bisedojnë për korrigjime kufijsh janë shtete që e kanë njohur njëra-tjetrën, e kanë tejkaluar çështjen e luftërave dhe pastaj kanë hyrë në çështje që mund të kalohen nga politika në gjeografi, këtu po kalohet nga gjeografia në politikë dhe kjo është një hyrje për procese të reja konfliktuoze”, sqaron ish-kryetari i Partisë Ora në Kosovë.

Kategorik është kur pyetet për diskutimet për bashkimin kombëtar, të cilat i konsideron të parakohshme pasi dy vendet po përpiqen të konsolidojnë institucionet e tyre.

Të fundit