Flash News

KRYESORE

Akuzat e Bashës në 'Opinion', Edmond Bego i dërgon mesazh në celular Blendi Fevziut

Akuzat e Bashës në 'Opinion', Edmond Bego i dërgon

Edmond Bego, miku i deputetit Taulant Balla, ka reaguar me anë të një mesazhi pas akuzave që Lulzim Basha, kreu i opozitës, bëri gjatë emisionit 'Opinion'. Bego i dërgoi mesazh në celular gazetarit Blendi Fevziut, ku mohonte të kishte në pronësi gurore apo hidrocentrale.

"Ju informoj me përgjegjësi të plotë se nuk kam as gurore dhe as hidrocentral në Librazhd. Në rrugën e Elbasanit jam përfshirë në kohën e Sokol Olldashit", thuhej në mesazhin e Begos.

Basha akuzoi se Edmond Bego, ish-i dënuar për trafik droge, ka përfituar me dhjetëra tendera në zonën e Librazhdit, aty ku është deputet Taulant Balla. Kreu i opozitës refuzoi t'i përgjigjej në emision mesazhit të Begos.

Rama po e shantazhon me "dosjen amerikane"? Lulzim Basha: Nuk ka asnjë shans

A u dekonspirua aksioni për mbylljen e kazinove? Një prej aksionerëve të ‘Apeksit’ ka shitur aksionet; ka marrë tre leje ndërtimi në Tiranë

Të fundit