Flash News

KRYESORE

Akuzat e Berishës: Në Shqipëri u fshehën rastet ne koronavirus për shkak të Kongresit të PS

Akuzat e Berishës: Në Shqipëri u fshehën rastet ne

Ish-Kryeministri Sali Berisha ngriti akuza, se në Shqipëri janë fshehur rastet me koronavirus. Sipas tij, në vendin tonë ka pasur raste me koronavirus më herët se sa u raportua, data 9 mars. Por sipas ish kryeministrit, gjithçka është mbajtur e fshehtë për shkak të Kongresit të PS. “Shqipëria me një akt kriminal fshehu rastet. Dje një nga trojka e komitetit famëkeq të mashtrimit. Silva Bino është zonja e rastit zero me 9 mars. Kisha njoftuar përmes qytetarëve dixhitalë disa raste, madje dhe vdekje në Korçë dhe vende të tjera nga Covid 19. Përgjigjia ishte vetëm një: Nuk ka asnjë rast.

Kjo sepse duhej të  bëhej Kongresi i PS me çdo kusht, të krijohej bomba virale bilogjike e 3000 vetëve në Pallatin e Kongresit. Kongresi u quajt Kongresi i koronavirusit.Bombë virale biologjike bëhet salla, 3000 vetë puthu dhe fol në fytyrën e njëri-tjetrit ishte një nga aktet më kriminale të këtij pushteti. Dje bëri mea culpa por është me pasoja të rënda kjo. Ajo tha se është rasti zero për të shfajësuar Kongresin që krijoi Edi Rama, bombë bilogjike në mes të Tiranës”, tha Berisha.

Gjithashtu, Berisha u shpreh se Qeveria veproi me vonesë për marrjen e masave. “Masat janë marrë pasi u mbyll Greqia dhe Italia. Mbylljen e kufijve e ka bërë përpara Italia. Me 13 mars Edi Rama është shprehur kundër mbylljes së kufijve. Italia mbylli e para kufirin me Shqipërinë. Deri me 13 mars Rama refuzoi të mbyllë kufijtë. Me 22 shkurt kam kërkuar që çdo pasagjer që vjen nga zonat e infektuara të Italisë ose të bllokohet ose të futet në karantinë. Asnjëra nuk u bë. PD dhe Lulzim Basha kërkoi që çdo pasagjer të regjistrohet dhe të futet në karantinë, asgjë nuk u bë për 3 muaj rresht”, shtoi ai në Ora News.

 

 

Të fundit