Flash News

KRYESORE

Akuzat e Berishës nervozojnë Dakon: Po bën politikë me fantazira videosh erotike e thashetheme parukerish

Akuzat e Berishës nervozojnë Dakon: Po bën politikë me

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako nuk i ka pritur mirë disa akuza të ish-kryeministrit Berisha, i cili publikoi një mesazh të qytetarit digjital, ku shkruante se Dako i kishte dërguar para me thaës kryeministrit Rama.

Përmes një gjuhe jo dhe aq etike, Dako pohon se ai ka arritur suksese në Durrës, duke e kthyer qytetin nga bastion të PD në atë të PS.

“Zonja Liri mblidhe burrin të lutem se ka hyrë në kthesë të keqe shumë duke u marrë me gratë e dynjasë!”, përfundon Dako.

Reagimi i plotë:

Sot toçi i Saliut ja paska lënë radhën Babës vet.. Po Baba ka kohë që ka rrjedh s'është më ai që ka qenë! Ka filluar të bëjë politikë me fantazira videosh erotike dhe me thashetheme parukerish tani, se lekët s'i ka hequr kurrë nga goja as kur s'i kishte dalë kaq keq vetja nga kontrolli.

Zonja Liri mblidhe burrin të lutem se ka hyrë në kthesë të keqe shumë duke u marrë me gratë e dynjasë! Merru me Gjushin thuaji se ta ka bërë borxh, e gjeti Durrësin bastion të PD dhe e ktheu bastion të PS...

Po t'i lëri gratë ai, sado i rrjedhur që të jetë zonja Liri!

Edhe ti Lulzim toçi, shih si e katandise Babën me gomarllëqet e tua! Ç'paske qenë mor burrë, krap nga trupi e cironkë nga truri.

Të fundit