Flash News

KRYESORE

Akuzat e forta ndaj tre gjyqtarëve, ish-ministri i Drejtësisë kundër Gjonajt dhe Metës: Teatri me KLD i papranueshëm

Akuzat e forta ndaj tre gjyqtarëve, ish-ministri i Drejtësisë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratave të forta të ministres Etilda Gjonaj dhe presidentit Ilir Meta, të cilët u shprehën në unison se vendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për mosshkarkimin nga detyra të 3 gjyqtarëve, që kjo ministri kishte kërkuar.

“Kjo është një arsye më shumë për të vazhduar me vendosmëri reformimin rrënjësor të sistemit aktual të drejtësisë dhe për t’u ndarë me thikën e operacionit të pastrimit të sistemit nga kasta e korruptuar që e ka mbajtur atë peng për më shumë se një çerek shekulli”, nënvizoi Gjonaj.

“Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, shpreh keqardhjen për mosmiratimin e propozimeve të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e disa gjyqtarëve nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, thuhej në komunikatën e Metës.

Sipas Manjanit, ministrja dhe presidenti nuk kanë të drejtë në ligjërimet e tyre publike, pasi nuk i lejon ligji. “Ndaj them se deklaratat e Ministres dhe Presidentit janë kot! Krejt pa lidhje dhe që nuk i justifikon asnjë ligj në fuqi!”, sqaron Manjani.

Statusi i plotë:

Teatri me KLD...

————-

Megjithë respektin, por as Presidenti i Republikës e aq më pak Ministrja e Drejtësisë nuk kanë të drejtë në ligjërimet e tyre publike, pas mbledhjes së KLD.

KLD tashmë nuk ka asnjë ligj që ta mbajë në këmbë. Asnjë ligj nuk i jep të drejtë KLD së krijuar me Kushtetutën e vjetër, të marrë vendime sipas Kushtetutës së re (pas ndryshimeve)! Asnjë!

Për më tepër, edhe ligji i ri Për Statusin e Gjykatësve, është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese ( tashmë ndjesë pastë)!

Nenet tranzitore të ligjeve të reja kanë rënë nga fuqia!

Ministri i Drejtësisë nuk bën më as inspektime e as propozimet për masa disiplinore! Ska asnjë ligj më në fuqi që ta autorizojë këtë gjë.

Ndaj KLD që ka ngelë as emëron e as shkarkon dot asnjë gjykatës. Pavarësisht se gjyqtarët mund të jenë vërtetë për shkarkim, prap nuk ka ligj që të legjitimojë KLD ta bëjë!

Shkarkimi i gjykatësve pa ligj është aq anti-kushtetues!

Se bie fjala, nëse duhet shkarkuar një gjykatës për një vendim mase sigurie për një që kërkohej për ekstradim, pse të mos shkarkohet vetë Ministrja për një ekstradim haptazi të paligjshëm?!

Ndaj them se deklaratat e Ministres dhe Presidentit janë kot! Krejt pa lidhje dhe që nuk i justifikon asnjë ligj në fuqi!

E vetmja rrugë mbetet, rregullimi i ligjeve Tranzitore. Tja kërkojnë Parlamentit zgjidhjen e problemin dhe jo KLD që tashmë ska asnjë fuqi as formale e as substanciale!

Teatri me KLD është i papranueshëm! Nuk mund të “lahen duart” me amanetin e Marigosë, që ti hedhin dhe ata që nuk i hodhën baltë....

Të fundit