Flash News

KRYESORE

Akuzat e Konit, reagon Rama: E mëshiroj pafytyrësinë tuaj të dyfytyrtë shpresoj të keni kurajon të m'i thoni në sy

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të bëra nga Rektori, Mynyr Koni. Kreu i qeverisë e nis reagimin e tij duke thënë se e mëshiroj pafytyrësinë tuaj(i drejtohet Konit) të dyfytyrtë dhe reagimin tuaj tipik për burrat rrëshqanorë.

Rama vijon më tej duke thënë se shumë shpejt do të jetë auditor më auditor, dhe ku shpreson që Rektori të keni kurajon t’ia thotë në sy kritikat e shkruara.

“Zoti Rektor i UT, unë e mëshiroj pafytyrësinë Tuaj të dyfytyrtë dhe reagimin Tuaj tipik për burrat rrëshqanorë! Sidoqoftë,unë shumë shpejt do të jem auditor më auditor,ku shpresoj të keni kurajon të m'i thoni në sy veshëgjatësitë e shkruara në reagimin Tuaj që flet vetë për Ju😊”, shkruan Rama në rrjetin social Twitter.

Të fundit