Flash News

KRYESORE

Akuzat e Metës, Balla: Presidenti është një prej aktorëve të lidershipit të opozitës

Akuzat e Metës, Balla: Presidenti është një prej

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla e ka cilësuar presidentin Ilir Meta si një prej aktorëve të lidershipit të opozitës, pas akuzave të tij se qeveria po përpiqet të bëjë një grusht shteti duke kapur edhe institucionin e presidentit.

Sipas Ballës në një prononcim për mediat, Meta ka kohë që e ka shndërruar Presidencën në një prej selive të opozitës.

“Presidenti është një prej aktorëve të lidershipit të opozitës. Ilir Meta ka kohë që e ka shndërruar Presidencën në një prej selive të opozitës. Ilir Meta mund të marrë pjesë lirisht në tryezat që organizon Basha me opozitën në selinë e PD-së. Kjo është një çështje e tyre, nuk dua të komentoj problemet e opozitës. Ne kemi një dakordësi me PD-në, lidershipin e saj, të paktën zyrtar, nuk di nëse mund të jetë shkarkuar Basha nga drejtimi i PD-së, mesa di është. Për përfshirjen e PD-së në procesin e draftimit të tekstit të Kodit Zgjedhor. Ky proces ka ecur tejet mirë. 15 marsi është shumë afër, ku kemi firmosur për arritjen e një drafti për Kodin Zgjedhor. Me opozitën parlamentare me me këdo aktor tjetër do të vijojë një diskutim për një kërkesë të aktorëve të rinj, opozitës parlamentare për sistemin zgjedhor. Edhe pse e kam thënë që kemi një sistem zgjedhor tejet të ri, dhe nisur nga normat, të paktën dy dekada janë të mjaftueshme për të testuar një sistem zgjedhor”, tha Balla.

Të fundit