Flash News

KRYESORE

Akuzat e Metës për Arbitrazhin, Rama: S'kemi humbur asnjë çështje! Nuk ka përfunduar asnjë proces

Akuzat e Metës për Arbitrazhin, Rama: S'kemi humbur asnjë

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur deklaratave të Metës se “humbja e milionave euro të Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, do të çojë vendin në kolaps.”

Në fjalën e tij nga konferenca ndërqeveritare me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, Rama hodhi poshtë akuzat duke deklaruar se asnjë nga proceset nuk ka përfunduar dhe se nuk ka asnjë vendim që bën humbëse qeverinë shqiptare.

Referuar akuzës së Metës se “Avokatura e Shtetit refuzon të jap detaje pasi është në interes të qeverisë në këtë rast të mos jepen informacione”, Rama u përgjigj se: “për sa kohë procesi vazhdon institucionet nuk kanë të drejtë të japin informacion pasi kjo konsiderohet shkelje.”

“Ka disa kohë që është ngulur në opinion ideja që ne kemi humbur arbitrazhe , që ne kemi pagua edhe paratë. Po jua gazetarët dhe mediat pse nuk shikoni a është e vërtetë kjo. Deri më sot që flasim nuk kemi asnjë proces në arbitrazh të përfunduar që ne kemi humbur. Kemi skuadra të avokaturës së shtetit që punojnë për të sprapsur këto vendime paraprake. Mirë ata që e kanë detyrë të mos ia kërcasin kokoshkës. Të paktën ju duhet të bëni verifikime që publiku të mos mbytet në gënjeshtra. Kemi fituar arbitrazhe dhe nuk kemi humbnur asnjë. Vazhdojë proceset për të sprapsur vendimet paraprake. Ka një ligj që shteti nuk duhet të bëjë komente sepse konsiderohen shkelje e procesit gjyqësor. Llogariteni vetë autorin me këtë fakt dhe mendoni sa shumë e ka mendjen tek Shqipëria”, tha Rama.

Të fundit