Flash News

KRYESORE

Akuzat e Nora Malaj për Ministrinë e Arsimit, pse fëmijët me aftësi të kufizuara nuk ndjekin arsimin

Akuzat e Nora Malaj për Ministrinë e Arsimit, pse fëmijët me

Ish-zëvendës ministrja e Arsimit Nora Malaj,  ka deklaruar se dikasteri më i lartë arsimor nuk ka statistika të sakta në lidhje me numrin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke u shprehur se një mungesë e tillë bënë që numri më i madh i tyre ë mos e ndjekin arsimin.

 “15 mijë fëmijët me aftësi të kufizuar nuk ndjekin arsimin. Quhen ndryshe grupi braktisës. Janë mbi 18 mijë të tillë në vend dhe 3400 janë në shkolla. Ministria nuk di ku i ka që të hartojë më pas politika për ta, se i mungojnë statistikat,” tha Malaj.

Në këto kushte Nora Malja ngre “gishtin” kundrejt Ministrisë së Arsimit dhe apelon për shtim të mësuesve ndihmës për kategorinë e fëmijëve më aftësi të kufizuara, pasi sipas saj arsimtarët janë më pak në numër se sa nevojat.

“Mësuesit ndihmës të trefishohen nga 300 në 900. Punonjësit psikosocialë të jenë jo më pak se 1100 se kjo lidhet edhe me luftën kundër bulizmit dhe dhunës në shkolla,” shtoi ish zëvendës ministria Malaj.

Pjesa më e madhe e fëmijëve më aftësi të kufizuar, që nuk ndjekin shkollat janë të përqëndruar në zonat rurale dhe shkaqet kryesore, që ata nuk frekuentojnë arsimin lidhen me mungesën e kushteve të posaçme në shkolla.

 

Të fundit