Flash News

KRYESORE

Akuzat e opozitës ndaj Dakos, Andi Bushati: Po vazhdoi me nënkuptime do humbasë besimin e qytetarëve

Akuzat e opozitës ndaj Dakos, Andi Bushati: Po vazhdoi me nënkuptime

I ftuar në “Opinion” në “News 24”, analisti Andi Bushati ka folur në lidhje me akuzat e opozitës ndaj kryetarit të Bashkisë së Durrësit,Vangjush Dako.

Bushati është shprehur se ka ardhur koha që opozita ta lërë mënjanë lojën me nënkuptime dhe me shkelje syri dhe të flasë me fakte dhe prova pasi në të kundërt mund të humbasë besimin e qytetarëve.

“Duket sikur ka një ngushtim laku për kryebashkiakun e Durrësit. Disa gazetarë që merren me dosjet e kronikës pohojnë se një kryebashkiak tjetër socialist ka rënë pre e përgjimeve, tani del opozita duke e futur në përgjime që sipas tyre janë bërë nga të huajt.

Unë e kam problemin më shumë këtu te opozita. Duhet të mbarojë ajo lloj loje me shkelje syri e me nënkuptime, o fol me  fakte o hesht. Është debat shterpë kështu. Opozita o ka dokumente, ose i bën hipoteza këto.

Kjo mund të ketë kundërefekt tek publiku, se shikoni zbulime të forta kanë bërë qytetarët dixhital të Berishës, por si kanë humbur ato kur Berisha denoncon për çdo gjë e shpesh ka dalë blof. Më mirë opozita të ngrejë kauza se sa të hedhë në sheshin e politikës të vërteta e të pavërteta bashkë,” tha Bushati.

Të fundit