Flash News

KRYESORE

Akuzat e opozitës për drogën dhe takimin sekret me Tahirin rikthejnë Ramën në TV

Akuzat e opozitës për drogën dhe takimin sekret me Tahirin

Prej disa kohësh kryeministri Edi Rama kishte ‘bojkotuar’ daljet e tij në televizionet e rëndësishme të vendit. Megjithatë, pas akuzave të forta të opozitës për sabotim të operacionit të kokainës në Durrës dhe takimin konfidencial me Saimir Tahirin, Rama do të shfaqetsot në mbrëmje në televizionin News 24, ku do të jetë i ftuar në emisionin “Studio e Hapur”.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Rama shkruan se është gati t’u përgjigjet të gjitha akuzave të ditëve të fundit.

“Sonte në News 24 me Eni Vasilin – ‘Sallata Ruse’ e opozitës, superoperacioni i kapjes së sasisë rekord të kokainës dhe Shqipëria që duam, në rrugën e çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155640426841523/

Të fundit