Flash News

KRYESORE

Akuzat e opozitës për të dhënat e prindërve, Lindita Nikolla reagon për herë të parë: Nëse s’regjistrohesh, rri i painformuar

Akuzat e opozitës për të dhënat e prindërve, Lindita

Reagon për herë të parë, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, lidhur me akuzat e opozitës se në shkolla kërkohen të dhënat personale të prindërve.

Gjatë një takimi me banorët e Vllahisë, këta të fundit i kanë kërkuar llogari ministres dhe të japë sqarime për këtë nismë, që shumica prej tyre nuk kanë qenë dakord. Ajo është justifikuar se këto të dhëna merren për të informuar në kohë reale dhe online prindërit për ecurinë e fëmijëve të tyre në shkolla.

“Numrin  e kartës  së identitetit e jep në çdo shërbim që shkon. Shteti nuk e ka të vështirë, sepse kemi agjencinë edhe se ka fare të vështirë për ta bërë këtë.

Ishte, dhe po jua them dhe do ta kërkojmë dhe po vijojmë për të ndërtuar një sistem të ri komunikimi me ju, të përjavshëm se çfarë ndodhi këtë javë në arsimin në Vlorë. Nuk ke interes ta dish? Në qoftë se nuk ke interes, aty je me dëshirë. Mos u regjistro, mos i jep këto të dhëna edhe rri i painformuar.

Unë dua ta përdor teknologjinë. Kjo teknologjia, email-et e kompjuterët nuk janë kot. Janë një instrument dhe një mundësi që ne në kohë reale të marrim përgjigje nga prindërit, dhe t’i them, në shkollën kot p.sh në shkollën në  Bashkinë Selenicë duam të bëjmë 1,2,3,4,5  investime, më thoni nga t’ia fillojmë? Nuk do doje që të jepje një përgjigje?

Arsyeja që ne e kërkojmë përmes shkollës është besim, Pse? Sepse mund të ketë 20, 200 Lindita Nikolla, në gjithë Shqipërinë, por ne duam atë Linditën që është realisht prindi te shkolla në Bashkinë Selenicë”, u shpreh Nikolla.

Nga ana tjetër, opozita e ka cilësuar këtë nismë nga ministria e Arsimit për t’i përdorur në regjistrat e votuesve për shantazhe për votën.

Të fundit