Flash News

KRYESORE

Akuzat e PD për biznesmenin e arrestuar në Greqi, Taulant Balla e pranon: Po, e njoh familjarisht Edmond Begon

Akuzat e PD për biznesmenin e arrestuar në Greqi, Taulant Balla e

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike se i ka siguruar mburojë politike biznesmenit të arrestuar pak ditë më parë në Greqi, Edmond Bego.

Ai ka pranuar para gazetarëve, në një dalje publike para gazetarëve se biznesmenin në fjalë e njeh familjarisht , por thotë se nuk i ka ofruar asnjëherë mbrojtje politike, sa i takon të shkuarës së tij të mëparshme.

“Ju doni të dini a ka qenë ligji dhe sundimi i ligjit i njëjtë edhe për këtë person, apo ka patur mburojë politikë?

Për ne dhe për mua sundimi i ligjit është i njëjtë për të gjithë. Begon e njoh, gruan e tij dhe fëmijët të e tij të shkëlqyer, janë nxënës shembullorë, moshatarë me tim bir dhe dua t’ju them me garanci që kurrë nuk i është ofruar një mburojë e tillë dhe përgjigjen më të mirë e dha dje policia e shtetit.

Shumë shqiptarë në kufij të BE vendosen në proces verifikimi të të shkuarës së tyre lidhur me dënime penale është një proces penal.

Për mua në këtë proces është e rëndësishme që të hiqet dorë nga përdorimi i baltës politike në drejtim të një krahu tjetër.

Ai në Shqipëri nuk ka qenë në kërkim, as në kërkim ndërkombëtar. Pas përfundimit të verifikimit konventat ndërkombëtare përcaktojnë 40 ditë verifikim, më pas pyeteni vetë nëse ka patur nevojë për mburojë politike. Këtu e konsideroj të mbyllur këtë temë”, u shpreh Balla, për biznesmenin, i cili më herët është dënuar në Itali si pjesë e bandës së Aldo Bares.

Të fundit