Flash News

KRYESORE

Akuzat e PD për maskat, Manastirliu: S`jam interesuar për datën e skadencës. Presim qindra raste me koronavirus

Akuzat e PD për maskat, Manastirliu: S`jam interesuar për datën e

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu foli në emisionin “Real Story” lidhur me rastet e personave të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri. Manastirliu deklaroi se nga 10 rastet që kanë rezultuar pozitiv, një prej tyre ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Ajo tha se bëhet fjalë për një zonjë në Durrës, e cila tashmë mbahet me frymëmarrje respiratore.

“Është në frymëmarrje të drejtuar, po mbahet nën vëzhgim. Po vlerësohet situata e saj për të vendosur nëse do të mbahet aty apo do të sillet në Tiranë me një autoambulancë respiratore. Presim që të kemi disa qindra raste”, tha Manastirliu.

Shqipëria ka konfirmuar deri më tani 10 raste zyrtare me koronavirus ndërsa janë bërë testet për 114 persona. Ndërkohë, Manastirliu foli dhe për akuzat e opozitës. Sipas saj, maskat kanë çertifikatën nga prodhuesi kanadez i tyre, ndërsa tha se nuk ishte interesuar për datën e skandencës.

“Maskat kanë një çertifikatë me vete, kanadeze. Janë sjellë këtu për akte dhurimi. Nuk do të vinin nga kanadaja nëse nuk do kishin vlerësimin e tyre për përdorim. Ata kanë dalë dhe kanë thënë që maskat janë të rrezikshme. Ka alergji personeli. Kjo është e turpshme. Këto janë maska që përdoren në frontin e parë të luftës me mjekët që  po përballen me koronavirusin. Nuk jam interesuar për datën e skandencës. Nuk mund ta mendoja kurrë se agjentët virus të ishte opozita. Këto janë maska që përdoren për mbrojtjen nga spërklat. Ato nuk përdoren në spitalin infektiv”, u shpreh Manastirliu.

Të fundit