Flash News

KRYESORE

Akuzat e PD për pakot ushqimore, reagon Haki Çako: Kemi shërbyer rreth 205 mijë familje

Akuzat e PD për pakot ushqimore, reagon Haki Çako: Kemi

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako reagoi për herë të parë pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike lidhur me pakot ushqimore të shpërndara për familjet në nevojë. Sipas Haki Çakos nuk janë të sakta shifrat e dhëna nga PD, që një ditë më parë publikoi një dokument ku thuhej se janë shpërndarë rreth 10 mijë pako me ushqime. Ndërkohë, Çako thotë se janë shpërndarë 205 mijë pako në total deri tani.

“Me keqardhje them se këto akuza janë dezinformacion dhe një dobësi, sepse të shkëputësh një paragraf nga një informim i tërë që është publik, ndërkohë që poshtë informacionit është pasqyruar i gjithë shërbimi i ofruar. Deri tani janë shërbyer rreh 205 000 familje në shkallë vendi. Janë të gjitha bashkisë që kanë alokuar edhe fondet e veta, për mbrojtjen civile.

Në këto kushte mund të them se informacioni është i përditësuar dhe verifikueshëm, dhe informacioni i pjesshëm i dhënë nga opozita dhe zoti Bardhi nuk është i vërtetë dhe nuk përputhet me atë punë të bërë nga punonjësit e administratës dhe vullnetarët. Janë mbi 47 500 familje të cilave u është shërbyer drejtpërdrejt në shtëpi pasi kanë pasur pamundësi për të lëvizur.

Pakot janë standardizuar me disa artikuj, ku përcaktohen artikujt, pesha dhe koha që duhen shpërndarë. Të gjitha njësitë janë në shërbim të këtyre personave në nevojë, jo vetëm me ndihma ushqimore, por për çfarëdolloj nevoje, duke kërkuar prezencën e administratës deri në skajin e vendin tonë”, tha Çako.

Lidhur me akuzat për tenderin e ushqimeve, Çako tha se procedurat kanë qenë ligjore. “Absolutisht e pavërtetë dhe jam i bindur se drejtësia ka të drejtë të flasë në këto raste, por jam më se i qartë se është një procedurë e përcaktuar nga aktet ligjore. Do i bëja ftesë kujtdo qoftë, që në vend që të merren me gishtin, të merrem për të ndihmuar këta qytetarë. Jam i bindur që kjo asistencë deri në momentin që qytetarët do të fillojnë normalitetin e tyre”, tha Çako në Ora News.

Të fundit