Flash News

KRYESORE

Akuzat e PD për tenderin e ushqimeve/ SPAK nis marrjen në pyetje, kush dëshmoi sot

Akuzat e PD për tenderin e ushqimeve/ SPAK nis marrjen në pyetje, kush

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion e SPAK, ka nisur sot marrjen në pyetje të personave që kanë lidhje me çështjen e tenderit të ushqimeve për të cilin opozita ka kallëzuar penalisht ministren e mbrojtes Olta Xhaçka.

PD akuzon ministren Xhaçka se ky tender është bërë pa garë, dhe i është dhënë një kompanie celulare nga Maqedonia e Veriut e cila vetëm 1 javë para tenderit kishte ndryshuar subjektin.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se sot SPAK ka marrë në pyetje 3 anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Ylli Ymerin,i cili është kryetari i këtij komisioni si dhe drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes po ashtu dhe 2 anëtarët Dafina Meçan dhe Adriatik Dapajn për këtë tender të dhënë në fund të marsit.

Po ashtu nesër, pritet që SPAK të marrë në pyetje dy administratorët e kompanisë me qendër në Maqedoninë e Veriut e cila fitoi tenderin.

Të fundit