Flash News

KRYESORE

Akuzat e PD, përveç Maznikut, nisin verifikimet edhe për Etilda Gjonajn dhe ish-ministrin socialist

Akuzat e PD, përveç Maznikut, nisin verifikimet edhe për Etilda

Pas kërkesës publike të Partisë Demokratike për hetimin e pagesave të kryera nga Shkëlqim Fusha për llogari të Arbjan Maznikut, nën-kryetar i Bashkisë të Tiranës  ka nisur procesi i verifikimeve përkatëse nga Prokuroria e Tiranës për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj si dhe për ish-ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi.

Disa ditë më parë në media u publikuan disa fatura të Gjonajt, për udhëtimet e saj jashtë vendit. Në këto fatura vihej re shuma e lartë e paguar për të fjetur në hotel, ku një natë kapte shifrën 700 Euro.

PD theksonte se Mazniku dhe Gjonaj kanë shpezuar shumë të larta për akomodimin e tyre në vizitat e kryera jashtë vendit, ndërsa Peleshi dyshohet se ka futur një pesticid të dëmshëm në kohën kur ushtronte postin e ministrit të  Bujqësisë.

Të fundit