Flash News

KRYESORE

Akuzat e PD-së dhe kallëzimi i Agron Xhafajt, Reagon Prokuroria: Kemi nisur dy procedime

Akuzat e PD-së dhe kallëzimi i Agron Xhafajt, Reagon Prokuroria: Kemi

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar sa i takon akuzave të bëra ditët e fundit nga opozita në adresë të Agron Xhafajt si dhe në lidhje me kallëzimin që vëllai i ministrit të Brendshëm ka bërë ndaj tre zyrtarëve të Partisë Demokratike.

Prokuroria deklaron se ka dy procedime penale të regjistruara, njeri në prokurorinë e Tiranës mbi bazën e kallëzimit te shtetasit Agron Xhafa dhe tjetri ne Prokurorinë për Krime te Renda kryesisht.

Organi i akuzës thotë gjithashtu se nga të dy Prokuroritë po rakordohet për një hetim të përbashkët, për bashkim procedimesh.

Reagimi i zëdhënësit të Prokurorisë u lexua nga gazetari Sokol Balla në emisionin ‘Real Story’.

Të fundit