Flash News

KRYESORE

Akuzat e politikanëve në distancë, Kabo: Njësoj si kodi i ‘mafias’, do shohim llahtarë kur të ndodhë pastrimi mes tyre

Akuzat e politikanëve në distancë, Kabo: Njësoj si kodi i

Profesori i njohur Përparim Kabo i ka cilësuar si një ‘kodi mafie’ replikat dhe akuzat në distancë mes politikanëve.

I ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Kabo përshkroi gjuhën shantazhuese që flasin politikanët shqiptarë, si paralajmërime nëse i prek "plagën", si dhe mundësinë e zgjidhjes mes tyre.

“Kjo sjellje është sipas kodit të mafies, duke paralajmëruar njëri tjetrin në distancë: nëse unë kam përfituar në një tender, ti ke përfituar në një tender tjetër. Prandaj hajde të bëjmë një pakt dhe të mos i prekim këto plagë. Deklarimi i pasurisë dhe ligji antimafia i ka nxjerrë zbuluar. Kur të ndodhë pastrimi në politikë ne do të shohim llahtarë”, tha Kabo.

Konstatimit të gazetarit Denis Dyrnjaja se janë këta politikanë që kanë “çelësat e pastrimit”, Kabo iu përgjigj: “A besonit ju se do të binte diktatura komuniste kur vdiq Enver Hoxha? Por ja që komunizmi ra. E besonit ju që do binin firmat piramidale? Por ja që firmat piramidale ranë. E besonit ju se do arrestoheshin prokurorë dhe gjyqtarë? Ja që po arrestohen. Bota nuk mund të rrëzohet nga e keqja, mund të vonohet, por fundi dihet.”

Sipas profesorit, “kjo klasë politike ka prekur fundin dhe ka humbur besueshmërinë”.

Të fundit