Flash News

KRYESORE

Akuzat e prokurorëve italianë, zv/ministrja: Klanet mafioze turke më të fuqishme se ato shqiptare

Akuzat e prokurorëve italianë, zv/ministrja: Klanet mafioze turke

Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda mohon se 1/3 e vendit është e mbjellë me kanabis dhe se ka një fuqizim të grupeve shqiptare të trafikut të kokainës dhe heroines. Në inaugurimin e zyrave të reja të Aleat në Vlorë, Hoda sqaroi se mbi Shqipërinë po hidhet baltë e pamerituar dhe se klanet shqiptare nuk mund të krahasohen me nivelin e trafikut në portet spanjolle, britanike apo turke.

"Më vjen shumë keq që nga një vend i vogël si Shqipëria, që po bën përpjekje të mëdha për të hapur negociatat në BE, shpesh herë ndoshta hidhet edhe baltë, hidhet baltë e pamerituar edhe mbi policinë e shtetit, e cila në shtator do ti nënshtrohet vettingut.

Fillon vettingu me gradat e larta të policisë së shtetit dhe kjo është fytyra e vërtetë e policisë së shtetit shqiptar sot. Historia e kanabisit është e shkuar, ky është një lajm i medieve, jo zyrtar, më erdhi keq, u trishtova kur pashë lajmin. Që nga 2017 vazhdon një vëmendje e shtuar e policisë ndaj kanabisit. Rekomandimet e fundit në progres raport kanë qenë pozitive. T'u referohemi institucioneve zyrtare, jo medieve", tha ajo.

Sipas saj, mbi Shqipërinë po hidhet baltë e pamerituar duke theksuar se klanet mafioze shqiptare nuk mund të krahasohen me nivelin e trafikut në portet spanjolle, britanike apo turke. “Në raportet që ne kemi nuk më rezulton kështu. Ç’mund të themi për Turqinë, ç’mund të themi për portet e Spanjës, apo të Francës, apo portet e Britanisë. Më vjen shumë keq që ndaj një vendi të vogël si Shqipëria shpeshherë hidhet edhe baltë”, shtoi ajo.

Në dokumentarin e medieve italiane me titull "Narcotica" tregohet trafiku i drogës në trekëndëshin Meksike-Kolumbi -Shqipëri me destinacion Italinë dhe Europën. Grupet kriminale shqiptare, sipas dokumentarit janë fuqizuar ndjeshëm në trafikun e lëndëve narkotike, aq sa po kërkonin të blinin një nëndetëse për të trafikuar kokainën e ardhur prej Amerikës së Jugut përmes Mesdheut.

Të fundit