Flash News

KRYESORE

Akuzat e Ramës ndaj drejtësisë: Kuintalët e kokainës u fshehën nën banane me ndihmën e Prokurorisë

Akuzat e Ramës ndaj drejtësisë: Kuintalët e kokainës u

Kryeministri Edi Rama, teksa foli për akuzat e opozitës për kanabizimin e vendit, hodhi dhe akuza ndaj Prokurorisë. Sipas tij, kuintalët e drogës në kutitë e bananeve kanë kaluar me ndihmën e prokurorisë.

“Ata janë vërsulur me tërbim. Jo vetëm që këtyre të paudhëve u gënjen mendja se duke hedhur në erë negociatat do të kthejnë njërëzit kundër nesh për të marrë peng drejtësinë, por e dinë më mirë se të gjithë ne se me çlejen e negociatave drejtësia shqipare bëhet një problem më i madh për ta. Pasi ajo hyn në fazën e çeljes deri në fund të kapakëve të zullumeve të mëdha të korrupsioneve shtetërore ndër vite, si edhe të lidhjeve reale të politikës me aktivitete kriminale që nga pastrimi i parave me vulën e partisë deri te kuintalët e kokainës të fshehura nën banane me ndihmë e prokurorisë”, u shpreh Rama.

Të fundit