Flash News

KRYESORE

Akuzat e Ylli Manjanit nuk janë asgjë përpara atyre të Dritan Demirajt: Kryeministër i papërgjegjshëm, trafikant dhe i korruptuar

Kur Ylli Manjani u emëruar ministër i Drejtësisë u komentua si një lëvizje hakmarrëse e Ilir Metës ndaj Edi Ramës për tensionin që ekzistonte brenda koalicionit. Manjani njihej për akuzat e rënda që kishte bërë ndaj Ramës dhe qeverisë së tij dhe vazhdoi të fliste njësoj edhe pasi u emëruar ministër.

Por akuzat e Manjanit nuk janë asgjë krahasuar me ato që ministri i ri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka bërë ndaj qeverisë së Ramës.

Ai e ka akuzuar pafundësisht Ramën si trafikant dhe të korruptuar, ndërsa thekson se është kundër atyre që mendojnë si “kryeministri i papërgjegjshëm”. Shpesh herë Demiraj ka përdorur një gjuhë të ashpër, duke i konsideruar ata që sot do i ketë kolegë në qeveri, si plehra dhe narkomanë.

Sigurisht që në qendër të sulmeve të tij ka qenë Mimi Kodheli, e cila e largoi nga ushtria sapo mori drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

 

 

Të fundit