Flash News

KRYESORE

Akuzat ndaj Bashës/ Paloka: Rama bën të paditurin, por i ka ngritur vetë ato

Akuzat ndaj Bashës/ Paloka: Rama bën të paditurin, por i ka

Në lidhje me akuzat ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, nënkryetari i kësaj partie, Edi Paloka, tha se kjo është një lojë tërësisht e Edi Ramës. Sipas tij, është e qartë për çdo shqiptar që prokuroia i ngriti këto akuza në drejtim të kryedemokratit Basha me urdhër të Ramës.

“I janë ngritur akuza Lulzim Bashës, ndërsa këta çfarë nuk bëjnë. Duhet ta kuptojë populli se çfarë janë këta. Po shkojnë gjërat në ekstrem. Rama kërcënoi kryetarin e opozitës. Basha akuzohet në kohën që kanë dalë përgjime në kohën që dalin përgjime skandaloze e kriminale për Dakon e Durrësit. Rama ka degjeneruar shqiptarët dhe të huajt. Rama po të bleu nuk të lë as maskën e opozitarit. Në opozitë nuk ka opozitë, janë blerë”, u shpreh Paloka.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion” në News 24, ai theksoi se kur Rama del në publik bën të paditurin, sikur nuk di gjë për akuzat që kanë bërë ndaj Bashës, kur ndërkohë, sipas tij, janë akuza të dirigjuara për prokurorinë nga vetë kryeministri.

Të fundit