Flash News

KRYESORE

Akuzat ndaj ish-ministrit, flet Xhafaj: Provat s’e fajësojnë Tahirin, në Prokurori po përdoren njerëz politikisht

Akuzat ndaj ish-ministrit, flet Xhafaj: Provat s’e fajësojnë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ditën e sotme, i pyetur nga gazetarët për skandalin Tahiri-Habilaj, u shpreh se me aq sa ka parë dhe lexuar ai, nuk ka prova që të fajësojnë ish-ministrin.

“Gjithë të tjerët që flasin sot nuk kanë patur as nuk kanë asnjë kontribut në këtë çështje. Jemi në rastin ku segmente të prokurorisë po përdoren politikisht. Flas për aq sa unë kam parë dhe kam lexuar. Nëse Prokuroria ka prova të tjera mbetet për t’u parë dhe për t’u gjykuar. Para se të jem ministër, unë jam jurist dhe po jap opinionin tim. Unë jam i shokuar nga ajo që ndodhi në Vlorë, me videon, dhe shpresoj mos ndodh më”, u shpreh ndër të tjera Xhafaj.

Të fundit