Flash News

KRYESORE

Akuzat ndaj kryebashkiakut të Bulqizës, PD: Rama mbron nga arrestimi dhe ndjekja penale Lefter Allajn

Akuzat ndaj kryebashkiakut të Bulqizës, PD: Rama mbron nga arrestimi

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se po mbron kreun e bashkisë së Bulqizës, Lefter Allajn, i cili akuzohet se është pjesë një videoje që u publikua dje nga gazetari Artan Hoxha, duke konsumuar kokainë në ambientet e një lokali.

Sipas ish deputetit Gent Strazimiri, në një deklaratë për mediat thotë se kryebashkiaku i Bulqizës duhej të ishte shkarkuar sot, por sipas tij kjo nuk ka ndodhur pasi Rama ka kapur drejtësinë.

“Të vetmit që nuk janë skandalizuar nga video e publikuar nga televizioni Abc Neës, me bashkëpunimin e gazetarit Artan Hoxha, janë bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës. Ata e dinë se në atë pozicion, fare mirë, mund të ishte filmuar kryeministri i vendit, i cili refuzon në mënyrë të përsëritur testin e drogës.

Kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës duhej të ishte shkarkuar sot nga Edi Rama. Drejtësia duhet të kishte vepruar duke nisur ndaj tij ndjekjen penale për moskallëzim krimi, pasi është faktuar se kryetari i bashkisë bashkëpunon me individë apo grupe që tregtojnë kokainë.

Asnjëra nuk ka ndodhur nga këto të dyja, sepse Edi Rama i Bulqizës ka mbrojtjen e Edi Ramës së Tiranës. Kandidimi në 30 Qershor i individëve me të shkuar kriminale apo personave të lidhur me krimin e organizuar është strategjia e Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin.

Edi Rama i Bulqizës nuk është arrestuar ende, sepse Edi Rama i Tiranës e ka kapur drejtësinë.

Prokurori që duhet të vepronte pret vettingun nga e motra e Belinda Ballukut, pret emërimin nga kunati i Mimi Kodhelit dhe i trembet inspektimit nga vëllai i Eglantina Gjermenit!  Të tre, në pozicionet më të rëndësishme të sistemit, të  emëruar në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme nga Edi Rama i Tiranës”, deklaroi Strazimiri.

Të fundit