Flash News

KRYESORE

Akuzat ndaj Manastirliut për doktoraturë të kopjuar, gazetari publikon mesazhet me autorin nga Afrika e Jugut

Prej ditës së djeshme, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka qenë në qendër të akuzave se doktoratura e saj ishte kopjuar fjalë për fjalë nga puna shkencore e diplomantit për master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut, Fannie Mnisi.

Reagimet ishin të shumta, mes tyre nga vetë ministrja e cila e mohoi lajmin, përmes një statusi në ‘Facebook’, ku ndër të tjera tha se doktoratura e saj është realizuar, bazuar në Rregulloret e FSHN.

Nga ana tjetër, me nota ironie, gazetari Edi Oga shkruan në rrjetet sociale se ka komunikuar vetë me djalin nga Afrika e Jugut.

“Meqë askush nuk beson më tek askush, bisedova vetë me atë djalin nga Afrika e Jugut në lidhje me kopjimin që kandidatja e sulmuar për Kryetare e Bashkisë së Tiranës (gazeta SOT), i ka bërë punës së tij shkencore!”, shkruan Oga.

Më poshtë, biseda mes Fannie Mnisi, sipas Ogës:

Të fundit